Kovid 19 RMV/ 5 të vdekur, 177 raste të reja.Shërohen 107 pacientë

Në 24 orët e kaluara , ministria e shëndetësisë ka regjistruar 177 raste të reja me Kovid 19, nga gjithsej 778 teste.

Numri më i madh në SHkup- 96,Tetovë- 19 , Koçan 10.

Betejën me virusin e kanë humbur 5 pacient, ndërsa janë shëruar 107.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve shkon në 21113, i të shëruarve 16301, ndërsa i të vdekurve 797.Numri i rasteve aktive është 4015.