Kovaçevski në shënimin 40-vjetorit të REK “Manastir”

Shkup, 5 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të mbajë fjalim në solemnitetin me rastin e jubileut të REK “Manastir”, që do të mbahet në Teatrin Popullor – Manastir.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë kumtoi se në ngjarje fjalim do të mbajë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski dhe drejtori i REK “Manastir”, Pece Matevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, më pas do të bëjë inspektim të punimeve ndërtimore në aksin Farish – Prilep, pas qafës Pletvar.

Agjenda terrenore e kryeministrit do të vazhdojë në Kavadar ku pasdite do t’i vizitojë qumështoren “Rruga e qumështit” dhe verarinë familjare “Jakovlevski”.