Kovaçevski e Pendarovski kujtojnë Goce Dellçevin: Ishte humanist botëror

Goce Dellçevi ishte lider i idesë për shtet të pavarur maqedonas, të cilin e kanë ndarë forcat progresive të tërë Ballkanit të atëhershëm, ndërsa idealet dhe angazhimet e tij mbeten edhe sot obligim i yni i përbashkët që të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin si vend përparimtar demokratik dhe ekonomik, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e 119 vjetorit nga vdekja e revolucionarit maqedonas.
“Sot, në ditën e vrasjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, i nderojmë jetën dhe veprën e tij si inspirator dhe inciator të organizatës revolucionare maqedonase dhe i shprehim nder ndaj kontributit të tij historik për realizimin e idesë historike për të drejtën e maqedonasve që ta realizojnë ëndrrën shekullore për shtet të pavarur”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Kovaçevski.
Porosia e tij, thotë Kovaçevski, për botën si fushë për garë kulturore mes popujve, deri sot nuk ka humbur nga aktualiteti i saj dhe e numëron Dellçevin në radhët e humanistëve botërorë.
Edhe presidenti Stevo Pendarovski sot vendosi lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” me rastin e 119 vjetorit të vdekjes së tij.
Presidenti Pendarovski, madje në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se revolucionari dhe vizionari maqedonas Goce Dellçev është një humanist botëror me pikëpamje të larta ndërkombëtare dhe kozmopolite.
“Sot shënojmë 119 vjet nga vdekja e revolucionarit dhe vizionarit maqedonas #GoceDelçevit. Ai nuk është vetëm apostulli i revolucionit maqedonas, ai është një humanist botëror me pikëpamje të larta ndërkombëtare dhe kozmopolite. Lavdi veprës së tij!”, ka shkruar Pendarovski./Zhurnal.mk