Kovaçevski: Çdo qytetarë ka të drejtë të investojë mjete të veta

Shkup, 29 dhjetor – Çdo qytetarë në vend ka të drejtë të investojë me mjete të veta. Kjo nuk përjashton askënd, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së deputetes së VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska se sa është etike që bashkëshortja e tij (kryeministrit) të punojë në një kompani energjetike në këto momente.

Duke lexuar një artikull në media se “bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski po i futet biznesit të energjisë elektrike, në një kompani e cila planifikon të ndërtojë një termocentral solar në Radovish, Llasoska tha se kompania është hapur në tetor të vitit 2020, një muaj pas kryeministri aktual është propozuar si zëvendësministër i Financave.

“Fillimisht u bëtë funksionar, pastaj bashkëshortja juaj hapi kompani.

Kjo nuk është e paligjshme, por pyetja ime është se sa është etike që bashkëshortja e juaj të bashkëpunojë me kompani energjetike në momentet kur njerëzit janë në gjendje të vështirë dhe a keni ndonjë shembull në botë për diçka të tillë”, pyeti Llasoska.

Kovaçevski në përgjigjen e tij theksoi se konform kodit etik të Qeverisë dhe Ligjit për parandalimin e korrupsionit e gjithë prona e tij dhe e anëtarëve të familjes në emër të tij janë lajmëruar në listën anketuese në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

“Ju u përpoqët të aludoni se bëhet fjalë për investim tonin.

Jo, është investim i bashkëshortes sime që lejohet në bazë të ligjit dhe ata që investojnë mjete të veta paguajnë edhe taksa ku marrin rroga administrata publike, Qeveria dhe deputetët…”, tha Kovaçevski.