Kourtney humb peshë pas karantinës, tregon rezultatin në bikini

Kourtney Kardashian ndau fotografi me rroba-banje të premten në Instagram, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ylli 41-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashian” po i bënte favor motrës së vogël Khloe, pasi pozoi e veshur me bikini të “Good American”.

Nëna e tre fëmijëve kishte lëshuar flokët prapa krahëve dhe po qëndronte në oborrin e rezidencës së saj.

Ajo kishte aplikuar grimin në mënyrë të përkryer, ndërsa kjo paraqitje erdhi pak kohë pasi pranoi se ndihej krenare me linjat, pasi fitoi disa kile gjatë izolimit.

Por, duket se Kourtney i humbi të gjitha kilet që shtoi, teksa ndau fotografi e veshur me bikini njëpjesëshe.

Javë më parë qarkulluan thashetheme se ajo është shtatzënë, por Kourtney kishte thënë se kilet i kishte fituar gjatë karantinës. /Lajmi.net/