Kostadinoska-Stojçevska: Gjuha dhe kultura janë shtyllat e identitetit të një populli
Shkup, 21 shkurt – Gjuha dhe kultura janë shtyllat e identitetit të një periudhe dhe një shoqërie. Detyrimi që ta ruajmë dhe ta kultivojmë gjuhën tonë nuk është vetëm borxh ndaj paraardhësve dhe pasardhësve tanë, ky është detyrim i të gjithëve që e adhurojnë, respektojnë dhe e kultivojnë gjuhën maqedonase, tha ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinoska-Stojçevska, e cila sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare e vizitoi shkollën fillore trigjuhësore “Jashar Bej Shkupi” në Komunën e Çairit.
“Gjuha dhe kultura, në të bashkohet kultura shpirtërore dhe materiale e njerëzimit. Gjuha maqedonase është karakteristika më e frekuentuar e popullit maqedonas. Të neglizhohet gjuha maqedonase, të neglizhohet estetika e historisë maqedonase, memories dhe bashkëkohores”, theksoi Kostadinoska-Stojçevska.
Pikërisht për këtë, siç theksoi, kjo shkollë është shembull për respektimin e të drejtave të nacionaliteteve, kështu që krahas në gjuhën maqedonase ligjërohet edhe në gjuhën shqipe dhe turke.

