Kosova, vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjen kundër Luksemburgut

në kategorine Sport

Basketbollistët e Kosovës kanë vazhduar me përgatitje para ndeshjes ndaj Luksemburgut, që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Dardanët” të martën janë stërvitur dy herë në
ditë, derisa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë para përballjes
në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Kosova duhet të shënojë fitore me më shumë se
tetë pikë për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për
përkrahjen e publikut, që e kanë përkrahur gjithmonë. Biletat do të dalin në
shitje të mërkurën nga ora 12:00 para New Bornit dhe do të kushtojnë 2 euro.

Kosova ndeshjen e fundit në këto
parakualifikime e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe.

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.