Kosova në udhëkryq dhe telashe të mëdha

Shkaktari kryesor pse Kosova ndodhet në këtë udhëkryq sot është korrupsioni, hanija dhe tradhtia e elitës politike kosovare, interesi personal e korruptiv i saj. Por më kryesori, kreu i kësaj elite politike të dëmshme dhe antikombëtare dhe instruktori e derigjenti i saj  është Presidenti Hashim Thaçi , i cili për interesa personale ka shitur dhe tradhtuar vlerat dhe heroizmin e luftës së UÇK-së, ka spekuluar me to dhe me interesat e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Për mbijetësë politike dhe për t’i shpëtuar drejtësisë ai ka berë e nënshkruar gjithcka që i servirej dhe ngado që i vinte, mjafon që atij t’i sigurohej imunitet dhe garanci mos-hetimi e mosndëshkimi ligjor për akuzat ndaj tij dhe për ato se çfarë mund të akuzohej.

Pas publikimit të aktakuzën nga Specialja kundër Thaçit , Presidenti Thaçi nuk mund të negociojë më në bisedimet Kosovë-Serbi dhe si të tilla ato bisedime janë bllokuar. Nëse do të duhej që patjetër në bisedime të jetë edhe Presidenti i Kosovës , atëhere ose duhet pritur deri në vendimmarrjen e saj nga Gjykata Speciale për akuzat ndaj Presidentit aktual, ose duhet të shkarkohet por më e duhura për Presidentin Thaçi për vetë atë , si dhe për vetë imazhin e Kosovës është që Thaçi duhet të dorëhiqet në mënyrë që të zgjidhet një President tjetër qoftë nga ky parlament , por më e mira për Kosovën do të ishte që të mbaheshin urgjentisht zgjedhje të parakohshme ku edhe qeveria të vinte nga legjitimiteti popullor e ku parlamenti i ri të zgjidhte edhe Presidentin.

Kosova aktualisht ndodhet në një krizë institucionale sidomos qeveritare dhe presidenciale , pasi realisht dhe përkohësisht pas rrëzimit të qeverisë KURTI KEMI NJË TRIUMF TË JOLEGJITIMITETIT POPULLOR, sepse KEMI NJË QEVERISJE JOLEGJITIME TË FORMUAR NGA HUMBËSIT E ZGJEDHJEVE TË 6 Tetorit 2019. PRA ËSHTË PROBLEM I MADH SOT SE KUSH DO TË JENË ATA TË CILËT DO TË NEGOCIOJNË NË BISEDIMET Kosovë-Serbi.

Tani as SHBA dhe as BE nuk mund ta pranojnë si negociator Hashim Thacin i cili është nën akuzë.

Tani nuk kanë vlerë as retorikat hipokrite pseudopatriotike  Kosovëdashëse,  as lëvdatat e as avokatia e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama  pozicionimi dhe qëndrimet e tij deri më sot janë mjaft të kompromentuara dhe në dëm të Kosovës të cilat kanë ndikuar në favor të ofensivës  diplomatike  antishqiptare të Serbisë. 

Edhe vetë Shqipëria prej kryeministrit Edi Rama , edhe ajo është në udhëkryq e telashe të mëdha. Kjo vertetohet prej  15 kushteve  për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE,të cilat tregojnë kërcënimin dhe rrezikun e zhbërjes së shtetit shqiptar prej mosfunksionimit e shtetit ligjor e demokratik, prej  një polirtike kundër linjës kombetare dhe euroatllantike.Shqipëria de fakto është vetë në një krizë të thellë shtetërore gjithinstitucionale që ka probleme me krimin, korrupsionin, drogën dhe kapjem e shtetit e të institucionave dhe sidomos me eksodin . Dhe në këto kushte ku ndodhet sot vetë Shqipëria e kryeministrit Rama, e si mundet që Shqipëria të ndihmojë Kosovën për të dalë nga udhëkryqi, kur vetë Shqipëria ndodhet në udhëkryq. 

Dhe prandaj është domosdoshmëri dhe urgjencë kombëtare  që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Sot Kosova është në një gjëndje politike kritike, është në një udhëkryq institucional dhe korruptiv. Është e papranueshme dhe joserioze që në bisedimet Kosovë-Serbi të flitet për përfaqësim nga ndonjë ekip politik jashtinstitucional pozitë-opozitë pasi shtetet veprojnë dhe bëjnë marrëveshje institucionale ku përfaqësues janë nga parlamenti, qeveria dhe presidenti. Mirëpo kur parlamenti, qeveria dhe presidenti, kur këto institucione janë në gjëndje jonormale legjitimitetit atëhere duhen të mbahen zgjedhje të parakohshme për të kthyer në vënd normalitetin dhe legjitimitetin politik, demokratik, parlamentar, qeveritar dhe presidencial.  

Edhe kryeministri Hoti i cili erdhi në këtë post i sponsorizuar nga Hashim Thaçi është një kryeministër garnityre, i pa takat politikisht  dhe shumë i dobët ekzekutivisht për të zhvilluar bisedime me Serbinë. Duhet konsensusi dhe unteti pozitë-opozitë , duhet dakordësia e tyre për ta çuar vëndin në zgjedhje të lira, demokratike e të parakohshme. Kjo është zgjidhja e duhur dhe e domosdoshme sot.