Koronavirusi vret 70 vjeçarin, shkon në 56 numri i viktimave në Shqipëri

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë këtë të dielë prej koronavirusit, duke shënuar vdekjen e tretë në këto 24 orë, numri më i lartë deri më tani i viktimave që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se ka ndërruar jetë një pacient 70 vjeçar. I moshuari vuante nga diabeti dhe ishte shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh.

NJOFTIMI:

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.
Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.