Korea Jugore konfirmon valën e dytë të shpërthimit të koronavirusit

Korea Jugore ka konfirmuar valën e dytë të shpërthimit të koronavirusit të ri, derisa Ministri i Shëndetësisë së vendit ka paralajmëruar për një situatë të rënduar të rasteve.

Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Koresë Jugore, Welfare Park Neung-hoo, tha se përmes personelit shëndetësor ka arritur të identifikojë 90 raste të reja me Covid-19 përgjatë javës që shkoi, shkruajnë mediet e huaja.

“Vendi po përjeton me një situatë të rëndë, derisa zyrtarët shëndetësor duhet jo vetëm të mbajnë nën kontroll rastet e infektuara në nivel lokal, por edhe rastet që importohen nga vendet e tjera”, tha Park në një takim me qeveritarët lidhur me koronavirusin.

Në një konferencë të veçantë, Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pranoi se vendi tanimë po kalonte në një valë të dytë të shpërthimit të virusit.

Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), raportuan 17 infeksione të reja – 11 lokale dhe 6 të importuara – në 24 orët e fundit, gjë që ngriti numrin e rasteve totale në vend në 12.438.

Duke cituar punimet e bëra nga ekspertë të shëndetit, Park tha se vendi mund të raportojë deri në 800 raste të reja në ditë nga tani, në rast se nuk arrin të frenojë transmetimet aktuale.