Kontestet historike, Georgiev: Propozime të reja për Goce Dellçevin

Takimi dyditor i Komisionit të përzier për Çështje Historike dhe Arsimore midis përmbyllet pa ndonjë vendim konkret, por vetëm me përparim thelbësor sa u përket çështjes së librave të historisë të klasës së gjashtë të periudhës së mesjetës. Pa vendim konkret mbetet edhe figura e Goce Dellçevit. Historianët bullgarë në tavolinë kanë dhënë propozime të reja, të cilat pala maqedonase i konsideron si temë diskutimi edhe në takimin e radhës.

“Sa i përket librave, arritëm një përparim thelbësor, me çka realizuam një rekomandim e cila mendojë se është një bazament që edhe më tej të shqyrtohen rekomandimet nga kolegët bullgarë. Rekomandimet tjera do të shqyrtohen në takimin e radhës. Diskutuam dhe sa i përket Goce Dellçevit, kemi në tavolinë propozime të reja, ide të reja të cilat u shqyrtuan dhe diskutuan, të cilat edhe më tej do të jenë temë diskutimi në takimin e radhës në Sofje.”,- tha kryetari i ekipit maqedonas, Dragi Georgiev.

Ndërkaq, Angell Dimitrov, kryesuesi i historianëve nga vendi fqinj thotë se për të shënuar përparim në bisedime s’duhet të mohohen faktet historike.

“Ftoj në sjellje të përgjegjshme ekspertët ndaj fakteve historike që me të vërtetë të arrijmë në situatë ku nuk do të ketë më shumë probleme që të ecim përpara.”,– u shpreh kryetari i ekipit bullgar, Angell Dimitrov.

Komisioni nuk ka trajtuar çështjen e gjuhës duke e lënë në dorë që me këtë të merren gjuhëtarët. Ky takim mbahet pas rreth një viti, kur të dyja palët përafruan qëndrimet rreth dy epokave historike dhe pesë figurave historike. Deri në fund të vitit në Sofje do të zhvillohet edhe një takim, ndërkaq vitin që vjen edhe pesë takime të tjera.