Konkursi për regjistrues dhe instruktor rajonal vazhdohet deri më 12 gusht

Shkup, 5 gusht – Konkursi për angazhimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për Regjistrimin e ardhshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave është vazhduar deri më 12 gusht për shkak të pushimeve të verës.

Nga Enti Shtetëror i Statistikës informojnë se ka vazhduar konkursi publik për regjistrimin me qëllim që të siguroj numër të mjaftueshëm të kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë rajonal, prej të cilëve mund të bëj përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë që do ta realizojnë regjistrimin në terren.

I ftojnë të gjithë të interesuarit që të konkurrojnë në aplikacionin elektronik në linqet e mëposhtme: www.stat.gov.mk dhe https://popis2021.stat.gov.mk

Kandidatët e interesuar të cilët do të aplikojnë në mënyrë elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë, vetëm në formë letre, nëpërmjet postës drejtuar Entit Shtetëror të Statistikës, rr. “Dame Gruev” nr.4, Shkup, fa.pos. 506, më së voni deri me 16.08.2021 ose në ditën e paraparë për testim në hapësirat ku do të realizohet testimi.

Kushtet e tjera e përcaktuara nga konkursi i mëhershëm mbesin në fuqi.