Konfirmohen 4 raste të reja me koronavirus në Sarandë

Katër raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar pak caste më parë në Sarandë.

Gazetarjua Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se 4 personat e infektuar janë kontakte të afërta , të rastit të konfirmuar pozitiv ditën e enjte.

Nga 22 tamponët e marrë nga DVSHP Sarandë, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 , prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.

Edhe në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla.

Janë marrë masa për dezefektimin e Bashkisë Sarandë, dhe ambjenteve të tjera që ai ka frekuentuar pasi, personi që ka rezultuar pozitiv ditën e enjte është zyrtar i klubit të futbollit, Butrinti.

Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të infektuarve në Sarandë ka shkuar në 7.