Konferenca rajonale “Bashkë të suksesshëm! Mbikëqyrje dhe qasje rajonale për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz”

Shkup, 30 maj – Qendra Rajonale e Nismave për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) sot e organizojnë konferencën rajonale “Bashkë të suksesshëm! Mbikëqyrje dhe qasje rajonale për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz”.

Në konferencë fjalime hyrëse do të kenë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, zëvendësambasadori i Gjermanisë në shtet, Oto Graf, drejtori i GIZ në Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber dhe drejtori i Qendrës Rajonale MARRI, Sashko Kocev.

Konferenca organizohet me rastin e përfundimit të projektit rajonal katërditor “Parandalimi dhe lufta kundër tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor”, e zbatuar nga ana e GIZ bashkë me MARRI si partner strategjik. 

Qëllimi i konferencës është që të mundësojë platformë për shkëmbim të njohurive dhe përvojave në lidhje me mënyrat e parandalimit efikas të tregtisë me njerëz si dhe sigurimin e mbështetjes më të mirë të viktimave dhe viktimave potenciale të tregtisë me njerëz, ndërsa akterë të shumtë rajonalë të përfshirë në zbatimin e projektit do të kenë mundësi t’i shfaqin rezultatete e arritura