Komunikatë e LSDM-së për fushatën zgjedhore “Mundemi”

Shkup, 23 qershor 2020

Nesër fillon karvani fitues i Koalicionit “Mundemi”  pa mitingje masive dhe vizita në shtëpi, me ngjarje të sigurta për shëndetin

Nesër (24.06.2020, e mërkurë) fillon karvani fitues i Koalicionit “Mundemi”, koalicioni më i madh, më i llojllojshëm dhe koalicioni më i fortë parazgjedhor.

Duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve dhe duke respektuar plotësisht masat për mbrojtje nga KOVID 19, koalicioni “Mundemi” do të organizojë fushatë zgjedhore sipas protokolleve rreptësisht të përcaktuara, pa tubime dhe pa vizita në shtëpitë e familjeve.

Për t’u njohur me ofertën, koalicioni “Mundemi” do të vërë në dispozicion të gjitha mjetet online dhe digjitale, si dhe praninë e shtuar të mediave tradicionale.

Për një komunikim më të mirë të dyanshëm me qytetarët, do të organizohen takime me target grupet, si dhe tribuna të vogla në kushte të kontrolluara dhe me një numër të përcaktuar saktësisht të të pranishmëve, me respektim të plotë të masave dhe detyrimeve të institucioneve kompetente.

Tribuna e parë e vogël, e sigurt për shëndetin do të mbahet nesër në Strumicë, në të cilën do të marrin pjesë bartësit e Njësisë zgjedhore 4, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Sonja Mirakovska.

Gjatë kësaj jave, karvani qendror do të mbajë tubime të vogla, tubime plotësisht të sigurta për shëndetin edhe në Ohër (e enjte) Veles (e premte) Komuna Qendër (e shtunë) dhe Kumanovë (e diel)

Ju dërgojmë orarin e plotë të karvanit fitues të koalicionit “Mundemi”.

Qendra për komunikime me opinion e LSDM-së

__________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre