Komuna e Podujevës shpërndan pako ushqimore dhe higjenike për familjet e vetizoluara

Komuna e Podujevës ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjenik , për të gjitha familjet të cilat për shkak të familjarëve të infektuar me koornavirus, janë vetizoluar.

Këtë e bëri të ditur, nënkryetari Nexhmi rudari përmes rrjeteve sociale.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Për të gjitha familjet, të cilat, shkaku i familjarëve të infektuar me COVID19, janë vetizoluar, duke i respektuar udhëzimet e IKSHP-së, Komuna e Podujevës ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjenike.