Komuna Çair përkujton 11 Korrikun dhe Srebrenicën duke zyrtarizuar gjuhën boshnjake dhe duke vendosur flamurin boshnjak para Komunës

“Komuna Çair përkujton 11 Korrikun dhe Srebrenicën duke zyrtarizuar gjuhën boshnjake dhe duke vendosur flamurin boshnjak para Komunës.

Të nderuar bashkëqytetarë boshnjak të Çairit tonë, Komunës e cila si vlerë më të madhe ka pikërisht diversitetin që ajo përfaqëson.

Si të tillë, sot jemi mbledhur këtu më 11 Korrik, një datë e shënuar përkujtimi për popullin boshnjak, në nderë dhe kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, pikërisht për simbolikën që ajo ka, të vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe i japim garancë të ardhmes tonë të përbashkët në Çair.

Me ngritjen e flamurit, japim sinjalin e zyrtarizimit të gjuhës boshnjake në Komunën e Çairit, ky hap përveçse ka qenë një premtim i yni , është një e drejtë e bashkëqytetarëve tanë.” – thotë Ganiu