Komediani i njohur ndërron jetë në moshën 89-vjeçare
Komediani i njohur, Barry Humphries, i njohur më së shumti për personazhin e tij komik, Dame Edna Everage ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Humphries ishte shtuar në spital që në muajin Mars pas komplikacioneve që pësoi pas operacionit në kofshë.
Lajmin e konfirmoi familja e tij, që përmes një deklarate tha se artisti ishte vetvetja deri në fund të jetës duke mos i humbur për asnjë moment vlerat e tij.
“Ai ishte plotësisht vetja deri në fund të jetës, duke mos e humbur kurrë zgjuarsinë e tij unike dhe bujarinë e shpirtit”, tha familja në një deklaratë.
Më tej, familja e artistit tha se fansat e Humphries ishin shumë të çmuar për të dhe se personazhet në të cilat ai luajti, do të vazhdojnë të jetojnë.
Për lajmin e hidhur, reagoi edhe kryeministri australian, Anthony Albanese i cili e kujtoi atë si një dhuratë për kombin.
“Një zgjuarsi e madhe, satirist, shkrimtar dhe absolutisht i veçantë, ai ishte edhe i talentuar dhe një dhuratë për kombin” tha Albanese.

