Klopp për Superligën: Uroj që të mos ndodhë kurrë

Jurgen Klopp është kategorikisht kundër krijimit të Superligës.

Shumë trajnerë u pyetën për të dhënë mendimet e tyre lidhur me ndryshimin drastik që po pretendohet të bëhet në futboll, nga disa klube të La Liga, Serie A, Premierliga etj, por të paktë ishin ata që patën guximin të flasin.

Sido që të jetë, kishte edhe nga ata që nuk hezituan pavarësisht se klubet që drejtojnë, i kanë thënë ‘PO’ krijimit të Superligës.

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, është kategorikisht kundër krijimit të Superligës. “Unë uroj që Super Liga të mos ndodhë kurrë. Me Champions dhe Europa League ne kemi tashmë një produkt perfekt. Champions League është një Super Ligë që të ofron përballje me kundërshtarë të ndryshëm në vite të ndryshme. Nuk besoj se njerëzit duan të shohin për 10 vite me radhë përballjen mes Liverpoolit dhe Real Madridit”, deklaroi Klopp.