KKZ Tetovë shënon jehonë më të madhe nga viti 2019

/

Komisioni komunal zgjedhor në Tetovë shënon jehonë më të madhe prej 4,7 për qind të votuesve, që paraqet rritje nëse krahasohet me daljen në zgjedhjet e vitit të kaluar për president të shtetit. Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7 dhe votimi zhvillohet sipas të gjitha protokolleve shëndetësore pa problem të paraqitur.

“Deri në ora 9 ka jehonë prej 4,7 përqindëve që dallon nga zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar, kur deri në ora 10 ishte 3,7 për qind, që do të thotë për këtë periudhë kemi një për qind më të shumë jehonë. Vërejmë se është i madh numri i personave më të moshuar që dalin për të realizuar të drejtën e tyre të votimit paradite, para rritjes së temperaturave dhe para e të krijohen turma”, deklaroi Artan Ademi, kryetar i KKZ-së Tetovë.

Në Komunën Bogovinë deri në ora 9 ka 2,5 për qind jehonë, në Komunën Tearcë 3,81 për qind, ndërsa në Jegunovcë 4,17 për qind.