Kjaer nuk ka dëmtuar ligamentet

Skuadra e Milan, ka marrë të rejat e fundit lidhur me qendërmbrojtësin danez, Simon Kjaer, pasi ky i fundit pati disa probleme.

Lojtari është nënshtruar në testet mjekësore dhe ato kanë treguar se nuk ka ndonjë lëndim në ligamentet e gjurit të djathtë.

Qendërmbrojtësi duhej të linte ndeshje para pjesës së parë kundër Lecce, dhe frika ishte e madhe se lojtari ka ndonjë lëndim të rëndë.

Lajmet se ai nuk vuan nga dëmtimet në ligamente lë shpresat për një rikthim të shpejtë të lojtarit në fushat e blerta.