Kina po dominon agjendën e G7

Kina mund të mos jetë pjesë e Grupit të Shtatë por ajo do të shfaqet gjatë samitit të parë ballë për ballë  pas dy viteve.

Kina dhe sfidat ideologjike të paraqitura do të jenë ndër temat më të ngutshme me të cilat përballen udhëheqësit e G7 kur ata mblidhen sot në Angli.

Në udhëtimin e tij të parë të huaj si President i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pritet të përpiqet t’i  bindë aleatët të takohen me Washingtonin në marrjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj Pekinit mbi veprimet e tij në Xinjiang, Hong Kong dhe Detin e Kinës Jugore.

“Shtetet e Bashkuara duhet ta drejtojnë botën nga një pozitë e fuqisë, përfshirë edhe përballjen me aktivitetet e dëmshme të qeverive të Kinës dhe Rusisë”, tha Biden javën e kaluar për Washington Post.

Në një deklaratë të përbashkët të enjten, Biden dhe homologu i tij britanik Boris Johnson u zotuan të mbështesin një hetim të mëtejshëm mbi origjinën e virusit COVID-19, përfshirë në Kinë.

Mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar dhe anëtarëve të tjerë të G7 do t’i shtojnë peshë presionit të Biden për një rishikim të origjinës së virusit, duke përfshirë shqyrtimin e ri të teorisë së rrjedhjeve nga  laboratori.

Mirëpo Pekini hodhi poshtë thirrjen e Biden muajin e kaluar, duke akuzuar Washingtonin për manipulim politik për të hedhur fajin.

“Shpresojmë që vendet përkatëse do të hedhin poshtë paragjykimin ideologjik dhe do ta shikojnë Kinën si një objektivë më racionale”, tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin në një konferencë për shtyp.

Por në të njëjtën kohë, ka një pikëpamje nga Kina që G7  ka humbur ndikimin që kishte në të kaluarën.