Këto janë masat anti-COVID që i vendosi sot Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 27-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar tre vendime.
Në këtë mbledhje u miratua vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
“Bazuar në të dhënat aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimet e IKShPK – së, Qeveria ka balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik dhe interesit ekonomik, duke marrë masa të cilat në njërën anë mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër kontrollojnë dhe parandalojnë shpërndarjen e COVID-19”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se “Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm”.
Me tej, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për zgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi edhe për katër (4) vjet.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë sot edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 1,116 (njëmijë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për menaxhimin e pandemisë dhe përkrahjen e procesit të vaksinimit kundër COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë (MFPT), në shumë totale prej 3,192,854 € (tre milionë e njëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër euro).
Masat anti-COVID të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës:
Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19
A. [Zbatimi territorial]
1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]
2. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi
të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë
sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet
të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.
3. Nga pika 2. përjashtohen:
3.1. Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe
largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore,
me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3)
orësh;
3.2. Qytetarët të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë
protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
3.3. Qytetarët të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose
me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta
lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;
3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar
më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes.
3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.
C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]
4. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë
apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia, për aq sa është e
aplikueshme.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]
5. Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për
duar dhe maska në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
6. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të
vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë
shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.
7. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë
dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
8. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.
9. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
9.1. Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;
9.2. Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;
9.3. Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
9.4. Gjatë ngrënies apo pijes.
10. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të
monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 8.
D. [Institucionet e arsimit]
11. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas
udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
12. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet
organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.
Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
13. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e
skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në
zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..
E. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
14. Lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht
që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës. Organizatori obligohet të mbaj distancën
fizike prej së paku 1 metër në mes të personave, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17
të këtij Vendimi.
15. Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme, tubimet shoqërore (festivale, koncerte,
etj.) me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, sipas dëshmive të përcaktuar
në pikën 17 të këtij Vendimi.
F. [Klubet e natës dhe ahengjet]
16. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të
natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë
territorin e Republikës së Kosovës.
G. [Hyrja, shfrytëzimi dhe organizimi i aktiviteteve të caktuara]
17. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, hyrja në ambientet ku mbahen
grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë
kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse
klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:
17.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të
vaksinës kundër COVID-19;
17.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
17.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më
pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të
antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
17.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
18. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 01 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën
17 duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të
cekura në pikën 17, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.
19. Personat përgjegjës të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, janë të detyruar të
caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive sipas
pikës 17.
20. Personat nën moshën 16 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e
cekura sipas pikës 17.
Gj. [Gastronomia]