Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve

/

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni ka vazhduar të njoftojë qytetarët për gabimet që nuk duhet t’i bëjnë në vendvotim, të cilët mund të sanksionohen si vepër penale apo padi kundërvajtëse. Ndalimi i votimit për një person tjetër, për votim familjar grupor, fotografimi i fletvotimit apo edhe mbajtja e armës, janë të ndaluara në vendvotim por edhe në afërsi të vendvotimit, pasi këto dënohen me ligj.

KSHZ në këtë udhëzim tregon edhe për personat që nuk mund të votojnë.

Ndërsa në fund tregon edhe për mundësitë që janë në vendvotim dhe që ju ofrohen personave me pengesa.