Këta janë aksionarët e rinj të Ferizajt

në kategorine Sport

Klubi i futbollit Ferizaj e ndërroi edhe zyrtarisht statusin sot duke kaluar në shoqëri aksionare. Ndërkohë janë zbuluar aksionarët e rinj të klubit, përfshirë këtu kapitalin e tyre në klub përmes parave dhe përqindjeve

Klubi
i futbollit Ferizaj është bërë sot shoqëri aksionare, duke e ndërruar përfundimisht
statusin e tij, shkruan Gazeta Express.

Me
këtë rast, ky klub e mori certifikatën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Dhe, tash është zbuluar edhe identiteti i aksionarëve të rinj të klubit, përfshirë këtu edhe kapitali në para dhe në përqindje, siç mund ta shihni edhe në fotografitë e mëposhtme.

Përqindjen më të madhe të aksioneve të klubit të IPKO Superligës do ta ketë kompania “Central Capital Consultants Limited”.

Ferizaj pritet të bëhet një ekip i madh, duke luftuar për trofe në futbollin kosovar dhe rrjedhimisht duke marrë pjesë në garat evropiane. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.