KEDS vjen me njoftim për vdekjen e punëtorit në Skenderaj

KEDS ka shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit të tij në Skenderaj.

Njoftimi i plotë:

Telegram Ngushëllimi

Sot, më datë 21 Korrik 2021, tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka humbur jetën kolegu ynë, Idriz Prekazi.

I ndjeri Prekazi ishte punëtor në Departamentin e Sistemit të Operimeve. Ai ishte një punëtor i zellshëm dhe i qetë.

KEDS bashkëndjenë në këto momente të rënda me ata që e njohën Idrizin dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Ky rast tragjik është një humbje e madhe për kompaninë.