Keane: Kjo është arsyeja pse Pogba po kënaqet më shumë tani

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka thënë se Pogba do të jetë i lumtur që nuk është më lideri i skuadrës.

Mesfushori francez u kthye te goli në fitoren bindëse të marrë nga United kundër Aston Villa-s të enjten në mbrëmje.

Keane ka thënë për Sky Sports:

“Në dy vitet e fundit kemi thënë se Pogba duhet të jetë më shumë lider i skuadrës. Unë nuk mendoj se ai ka dëshirë të jetë një lider”.

“Mendoj se atij i pëlqen që nuk është më lojtari kryesor i skuadrës. Ai ka dëshirë të jetë lider në rrjetet sociale, por jo në fushë. Duket se po kënaqet më shumë tani”.