KB në Katar fillon më 21 dhjetor të vitit 2022

Doha, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – FIFA e publikoi orarin për kampionatin botëror në Katar, i cili do të fillojë më 21 nëntor dhe do të zgjat deri 18 dhjetor të vitit 2022.

Gjatë fazës së grupeve, do të luhen katër ndeshje në një ditë. Në KB do të marrin pjesë 32 kombëtare.
Faza e grupeve do të zgjat 12 ditë, ashtu që ekipet do të mund të pushojnë.

Ndeshja e parë do të luhet më 21 nëntor në stadiumin “Al Bajt” me kapacitet prej 60.000 vendeve, ndërsa finalja në stadiumin “Lusail”, me kapacitet prej 80.000 vendeve.

Këto dy stadiume do të jenë nikoqirë edhe të ndeshjeve gjysmëfinale, ndërsa ndeshja për vendin e tretë do të luhet më 17 dhjetor në stadiumin “Kalifa”.  bsh/

🚨 2022 #WORLDCUP MATCH SCHEDULE 🚨

🏆 It all starts in Qatar on Monday 21 November 2022 🌏

🗓️👉 https://t.co/tIvYvRoy5j pic.twitter.com/yQvgGczszK

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 15, 2020

Таг