Katër të vdekur nga shpërthimi në minierë në Poloni

Katër minatorë kanë humbur jetën në një shpërthim në një minierë qymyri në Poloninë jugore të shtunën, dhe shpëtimtarët ende po përpiqen të arrijnë gjashtë minatorët e kapur që mbetën nën tokë, njoftoi sot pronari i minierës, JSV.

“Mjeku konfirmoi vdekjen e dy minatorëve të tjerë. Bilanci tragjik i tërmetit të djeshëm me energji të lartë në minierë është rritur në katër”, tha JSV në një deklaratë.

Kompania JSV, e cila menaxhon minierën, njoftoi dje se në minierën Borinja-Zofjovka ndodheshin 52 minatorë, se 42 prej tyre arritën të largohen dhe se ekipet e shpëtimit janë në kërkim të 10 minatorëve të zhdukur.

Më herët gjatë ditës së sotme, kompania JSV përmes një komunikate tha se pas shumë orësh, ekipet e shpëtimit arritën deri në orët e vona të së shtunës te katër minatorë, por se ata nuk kanë dhënë shenja jete.

Kushtet na lejojnë të vazhdojmë kërkimin për gjashtë kolegët tanë,” u tha gazetarëve drejtori ekzekutiv i JSV Tomas Cudni.

Ky është aksidenti i dytë brenda një jave në një minierë qymyri në pronësi të JSV.

Të mërkurën e kaluar, pesë persona u vranë dhe shtatë u bllokuan në minierën e qymyrit Pniovjek në jug të Polonisë pas shpërthimit.

Kryeministri Mateusz Morawiecki, i cili vizitoi minierën të shtunën, tha se një komision i posaçëm do të “kontrollojë tërësisht” të gjitha procedurat në të dyja minierat.