Kasta aktuale, e prirë nga Vetëvendosje, po i sfidon sponsorët e lirisë së Kosovës

Tri vërejtje për patriotizmin kushtetues vs nacionalizmin integrist

1.
Kosova tue qenë projekt i nacionalizmit shqiptar dhe i ndërhymjes ndërkombëtare (USA & NATO) duhet me pasë ni qasje të kujdesshme të modelit mikst: marrdhânie vllaznote me Shqipni pa i cënu pozicionet e aleatëve të saj Perëndimor.
Kosovēs i duhet patriotizmi konstitucional (Jürgen Habermas) i cili, në kontekstin kosovar munet me u cilësu edhe patriotizëm kushtetues, që shkon tue u zgjanue në mbrojtje të të drejtave të palicave dge sundim të ligjit!

2.
Patriotizmi kushtetues ofron një teori të re të qytetarisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë e sotme liberale të larmishme kulturore.
Eseja e Jan-Werner Müller fillon me një rrëfim të origjinës dhe përhapjes së konceptit të patriotizmit kushtetues – me idenë që lidhja politike duhet të përqendrohet në normat dhe vlerat e një kushtetute liberale demokratike, (që merr legjitimitet demojratik nfa ni trup zgjedhor) tue refuzu llogaritë konvencionale të nacionalizmit rigjid etnik.

3.
Kasta aktuale e Kosovës, pri nga Lëvizja Vetëvendisje, po i sfidon sponsorët e lirisë së Kosovës, tue u përfshi në zgjedhjet në Shqipni, madje tue sfidu edhe vet shtetin shqiptar.
Për kondidat politike dhe mënyrën e qeverisjës së Republikës së Shqipnisë vendos ekskluzivisht trupi zgjedhor i shtetit shqiptar!

P.S.

Tjerat janë thjesht ndërmarrje populliste për votë e në plan ndërkombëtar të rrezikshme!?