Kasami fillon me rrënimin e objekteve pa leje në Kodrën e Diellit

Tetovë, 31 tetor – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot njoftoi se kanë vazhduar me çlirimin e vendeve të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Kodrës së Diellit, informon Zhurnal.

Sipas njoftimit të Kasamit, ligji vlenë për të gjithë dhe nuk do të kursehet askush.

“U zotuam që para marrjes së mandatit, se do ta ç’lirojmë qytetin nga uzurpatorët të cilët kanë uzurpuar hapësirat publike, thuajse në çdo pjesë të qytetit. Andaj, sot në Kodër të Diellit, Inspektoriati komunal ka kryer aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke vazhduar me prishjen e ndërtimeve pa leje e që kanë dhënë një pamje të keqe kësaj zone, pra qendrës turistike.

Komuna e Tetovës nuk do të kursej askënd. Ligji do të vlejë për të gjithë. Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa leje e as uzurpimet e hapësirave publike. Qyteti është i të gjithëve e jo vetëm i të fortëve. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që ndërtimet e tyre t’i ndërtojnë sipas gjitha procedurave, konform ligjeve dhe rregullorëve”, ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/KasamiBilall/videos/874846980356803/