Karvan për informim për përfitimet nga vaksinat në 24 vendbanime të ndryshme

Shkup, 19 tetor – Një karvan për të informuar komunitetet për përfitimet e vaksinimit do të vizitojë 24 lokacione në të gjithë vendin nga sot deri më 26 tetor. Organizohet nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nën sloganin “Të mbrojtur së bashku – Vaksinat funksionojnë”, karvani do t’u japë informacion komuniteteve lokale në lidhje me vaksinimet e rregullta të fëmijërisë, vaksinat e gripit sezonal dhe vaksinat kundër COVID-19 dhe do të ofrojë vaksina kundër COVID-19 në vend.

  • Për më shumë se dy shekuj, vaksinat i kanë ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të shëndetshëm – që nga vaksina e parë për të mbrojtur kundër lisë e deri te vaksinat më të fundit të përdorura për të parandaluar rastet e rënda të COVID-19. Që atëherë, familjet dhe komunitetet kanë arritur të besojnë se vaksinat ofrojnë mbrojtje për të gjithë – nga të porsalindurit tek të moshuarit, thotë Ministria e Shëndetësisë.