Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024

Reperi Kanye West ka thënë se synon të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024, pavarësisht se është përballur me disa skandale për sjelljen e tij të fundit.

Ylli, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, postoi një video të logos së fushatës së tij në rrjetet sociale, së bashku me titullin Ye 24. Ai gjithashtu pretendoi se i kishte kërkuar Donald Trump që të ishte kandidati i tij, shkruan CNN.

West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke tërhequr vetëm 70,000 vota.Pretendimet e tij të fundit erdhën në një video të postuar pasi Ëest u pa në klubin e golfit Mar-A-Lago

Në një video të titulluar Mar-A-Lago Debrief, West pohoi: “Trump filloi në thelb të më bërtiste në tavolinë, duke më thënë se do të humbas. A ka funksionuar ndonjëherë për dikë në histori?”

Nisja e fushatës së West vjen pasi reperi përballet me një sërë polemikash të dëmshme.Ai provokoi një stuhi kritikash pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris me një bluzë që mbante sloganin “Jetët e bardha kanë rëndësi”, një frazë e adoptuar nga supremacistët e bardhë, të cilët filluan ta përdorin atë në 2015 si përgjigje ndaj lëvizjes “Jetët e zezave kanë rëndësi”.