Kanye West “braktiset” edhe nga marka e famshme e modës
Marka e famshme e modës, Balenciaga ka ndërprerë zyrtarisht partneritetin me Kanye West pas një sërë postimesh antisemitike dhe komente të tjera të diskutueshme nga reperi.
“Balenciaga nuk ka më asnjë marrëdhënie dhe as plane për projekte të ardhshme në lidhje me këtë artist”, deklaroi Kering.
West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye, bashkëpunoi me Balenciaga për një linjë jashtëzakonisht të njohur Yeezy Gap në fillim të këtij viti.
Gap njoftoi fillimisht marrëveshjen e saj 10-vjeçare me Ye për markën Yeezy Gap në qershor 2020, por West tha muajin e kaluar se ai po i jepte fund partneritetit të tij me Gap për shkak të “mospërputhjes së konsiderueshme”.
Në një email të brendshëm të kompanisë, Mark Breitbard, president dhe CEO i Gap Brand, tha se vendosi të “përfundojë partneritetin” sepse “vizioni i tyre nuk është në linjë”.
Adidas deklaroi gjithashtu se po rishikon partneritetin me West pasi një marrëdhënie gjithnjë e më e tensionuar mes të dyve.