Kandidatët për kryetar të LSDM-së hedhin short për zgjedhjet e 12 dhjetorit

Shkup, 6 dhjetor – Nga Lidhja Social Demokrate sot njoftojnë se kandidatët për kryetarë të partisë kanë hedhur short për renditje në listën e votimit për zgjedhjet brendapartiake të 12 dhjetorit, përcjell TV21. Sipas shortit, Dimitar Kovaçevski do të mbajë numrin 1, Frosina Remenski numrin 2, kurse Jovan Despotovski do të mbaj numrin 3.

“LSDM është e vetmja parti në vend që ka mekanizëm të lartë demokratik për zgjedhjen e kryetarit, në të cilin anëtarët e zgjedhin kryetarin e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, zgjedhjet në LSDM vijnë si pasojë e dorëheqjes së liderit aktual Zoran Zaev, pas rezultatit në zgjedhjet lokale.