“Ka ndihmë për jetë pa dhunë”, nën organizimin e UNFPA-së, MPPS-së dhe Ambasadës britanike
Shkup, 17 korrik – Zyra e Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasada e Britanisë në Shkup sot do ta organizojnë ngjarjen “Ka ndihmë për jetë pa dhunë”.
Me këtë ngjarje, siç njoftojnë organizatorët, shënohet Dita Botërore e Popullsisë – 11 Korriku dhe do të ndahen të arriturat e punës së përbashkët në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit nga dhuna në bazë gjinore dhe në familje si pjesë e projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut”.
Siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim bashkëshortja e presidentit Elizabeta Gjorgievska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, Xhulija Smith – zëvendësambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Afërdita Shala, shefe e Zyrës së Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Maqedoninë e Veriut.
Më pas do të ketë prezantime në dokumente dhe analiza strategjike.

