Juventusi në ndeshjen e parë të kampionatit pas rifillimit e mposhti Bolonjën

Bolonjë, 23 qershor 2020 MEDIAL) – Kampioni aktual italian Juventus mbrëmë e fitoi Bolonjën në teren mysafir me rezultat 2:0 në ndeshjen e xhiros së 27-të.

Për të dyja ekipet ky ishte takimi i parë në Seria A pas vazhdimit të sezonit.

Për shkak të virusit korona, ndeshja u luajt pa publik.

Golashënues ishin Kristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, që të dy në pjesën e parë të lojës.

Juventusi me 66 pikë është lider në tabelën e Seria A, Bolonja është e 10-ta me 34 pikë. fc/

Таг