Juventusi kërkon me ngulm rikthimin e Kean

Moise Kean mund të rikthehet te Juventusi pas dy viteve të kaluara jashtë kampionatit italian.

Sulmuesi i talentuar u shit nga Zonja e Vjetër në verën e vitit 2019 për 25 milionë euro te Evertonit.

Pas vitit të parë jo të mirë në Ligën Premier, Everton e huazoi lojtarin tek Paris Saint Germain ku ai ka shkëlqyer këtë edicion.

21-vjeçari është paraqitur në 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Juventusi është duke kërkuar me ngulm rikthimin e tij në Torino dhe janë gati të sakrifikojnë njërin nga yjet e mesfushës.

Sipas mediave italiane dhe atyre angleze, Zonja e Vjetër i ka ofruar Evertonit shkëmbimet e njërit nga mesfushorët, Adrien Rabiot ose Aaron Ramsey në këmbim të Kean.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti i pëlqen dy lojtarët dhe shkëmbimi i Kean me njërin nga ta është mëse i mundur.

Edhe pse duhet cekur që vet sulmuesi italian ka thënë ditë më parë se dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin francez tek PSG.