Juventusi fillon kontaktet e para me Gladbachun për Zakarian

Denis Zakaria është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman Borussia Moenchegladbach.

Skuadra aktuale e zviceranit i ka ofruar atij vazhdimin e kontratës, por Zakaria nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Reprezentuesi zviceran synon të transferohet tek një skuadër më e madhe për të luajtur në nivele më të larta dhe për të fituar trofe.

Juventusi së fundmi ka shfaqur interesim për lojtarin dhe tanimë ka filluar kontaktet me Borussia Moenchegladbachin.

Tuttosport ka raportuar se drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë pyetur Gladbachun për çmimin e lojtarit dhe duan transferimin e tij në janar.

Gladbach synon shitjen e lojtarit në janar në mënyrë që të fitojë sado pak nga largimi i tij.

Roma, Borussia Dortmund dhe Barcelona vazhdojnë të mbeten në garë për lojtarin 25-vjeçar.