Juventusi dhe Barcelona arritën marrëveshje për Arturin, fudbollisti dëshiron të qëndrojë në Spanjë

Barcelonë, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Shefat e Juventusit dhe Barcelonës arritën marrëveshje për transferin e Arturit me vlerë 80 milionë euro, pohon “Skaj Sport”.

Megjithatë, vet fudbollisti nuk ka dhënë pëlqim për këtë marrëveshje. Mesfushori 23-vjeçar dëshiron të mbetet në “Kamp Nou” edhe krahas asaj se “biankonerët” i ofrojnë rritje serioze të rrogës.

Nëse ndodh transferi, thuhet se Arturi do të fitojë nga pesë milionë euro për një sezon. Klubi katalanas angazhohet që transferi të realizohet deri 30 qershor, që ta fornojë bilancin e vet të gjendjes për vitin financiar.

Dy klubet do t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre që ta bindin lojtarin. bsh/

 

Таг