Joveski: Këto ditë pres që Prokuroria në Tetovë të sjell vendim në lidhje me zjarrin në spitalin modular

Shkup, 28 prill – Shpreh keqardhje që kjo tragjedi e madhe në spitalin në Tetovë po shfrytëzohet për qëllime politike. Kah fundi është kjo pjesë nga hetimi dhe këto ditë, për kohë të shpejtë, presë Prokuroria në Tetovë të sjell vendim në lidhje me këtë ngjarje, deklaroi sot prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancë parlamentare, Joveski theksoi se Prokuroria që nga fillimi i është qasur me përgjegjësi ndaj këtij rasti.

“Nëse ne, siç u tha në pyetjen e deputetëve, që kemi dashur ta mbulojmë këtë rast dhe jo ta hetojmë, nuk do të ndihmonim as në mbrëmjen konkrete prokurorëve publikë nga PTHP në Tetovë për tu vënë në dispozicion dy prokurorët publikë në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe Prokurorisë në Tetovë, i vendosëm në dispozicion të gjitha resurset që ka në dispozicion Prokuroria”, tha Joveski.

Sipas tij, vlerësim i mjaftueshëm se Prokuroria po vepron objektivisht në këtë rast duhet të jetë fakti se Prokuroria ka kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare nga ekspertët gjermanë për ekspertizën e ngjarjes konkrete.

“Në këtë rast ,në këtë pjesë të procedurës nuk janë marrë vetëm këto ekspertiza, por janë dëgjuar disa persona, janë bërë ekspertiza të tjera nga Fakulteti Teknologjik, ekspertiza e instalimit elektrik…Unë tani nuk do të zbardhë të gjitha veprimet e kryera nga Prokuroria për faktin në fazën në të cilën po ndodhet rasti, por edhe një herë dua t’ju siguroj se Prokuroria është duke e hetuar plotësisht këtë rast dhe do t’u përgjigjet dilemave konkrete të përgjegjësive të mundshme ndaj personave të caktuar. Gjithashtu, ju njoftoj edhe një herë në pjesën e veprimit objektiv të Prokurorisë se në Prokurori është formuar një grup pune në lidhje me këtë ngjarje tragjike nga prokurorët që kanë ndihmuar prokurorët nëse kanë pasur probleme ligjore apo të tjera, se nuk mund t’i shkarkojnë”, sqaroi Joveski./Zhurnal.mk