Jorginho nuk po luan në kohën e fundit, Lampard shfaq besimin që ka për mesfushorin

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se Jorginho mbetet një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe se është i lumtur me të.

Jorginho ka bërë vetëm një paraqitje me Chelsean që nga rifillimi në Ligën Premier, por tani pritet të luajë më shpesh pasi Billy Gilmour ka humbur sezonin.

“Unë kam disa çështje sa i përket seleksionimit në mesfushë. Çështje të mira sepse kam N’Golo Kanten, Billy Gilmourin, Jorginhon dhe Mateo Kovacicin”, ka thënë Lampard për Sky Sports News.

Chelsea manager Frank Lampard shows his dejection with Chelsea’s Jorginho Chelsea’s Michy Batshuayi Chelsea’s N’Golo Kante and Chelsea’s Cesar Azpilicueta during the UEFA Super Cup Final at Besiktas Park, Istanbul

“Dhe pastaj në zona pak më të avancuara kam Mason Mount, Ross Barkley dhe tani Ruben Loftus-Cheek”.

“Ka gjithmonë lojtarë që janë ndoshta të pakënaqur ose kanë momente jashtë ekipit dhe kjo po ndodh me Jorginhon për momentin”.

“Nëse një lojtar mungon për një ndeshje ose disa ndeshje, nuk do të thotë në asnjë mënyrë se ata janë jashtë mendimeve të mia”.

“Ka pasur raste kur ai ka qenë i rëndësishëm për mua këtë vit në fushë. Kjo nuk ndryshon dhe unë jam shumë i lumtur me të”, ka thënë Lampard.

Juventusi ka kohë që është vënë pas tij dhe me largimin nga “Stamford Bridge”, do të bëjë të pamundurën që ta ofrojë në skuadër.