JERUZALEM – Izraeli ndalon hyrjen e dy anëtareve të Kongresit amerikan

në kategorine Bota

JERUZALEM, 16 gusht /MEDIAL-AFP/ – Autoritetet izraelite ndaluan sot dy anëtare të Kongresit amerikan të hyjnë në Izrael dhe në Territoret palestineze të pushtuara, për shkak të mbështetjes së tyre për fushatën e bojkotit të shtetit hebre dhe pas një kërkese të presidentit Donald Trump.
Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, dy gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres dhe anëtare të krahut të majtë të Partisë Demokrate amerikane, do të mbërrinin këtë fundjavë në Tel-Aviv për të vizituar më pas Territore palestineze, ku ato ishin të mirëpritura.
Por, pas një polemike në shtypin lokal dhe një kërkese të presidentit të SHBA-së, me të cilin ato janë kundërshtare politike, ministri izraelit i Brendshëm vendosi sot të ndalojë hyrjen e tyre në Izrael duke theksuar se vizita e tyre ishte pjesë e bojkotit anti-izraelit.
“Këto të zgjedhura të Kongresit përdorën skenën ndërkombëtare për të shprehur mbështetjen e tyre për shoqatat BDS që kërkojnë bojktim të Izraelit”, shtoi ministria./ /ec/
.

Artikulli paraprakKroçera “MSC Musica” me mbi 3 mijë turistë “zbarkon” në Sarandë

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.