Jehona në GOSTIVAR 16,6 për qind deri në ora 13

/

Sipas të dhënave të fundit deri në ora 13:00 në rajonin e Gostivarit për të votuar kanë dalur 17.957 qytetarë. Jehonë më të madhe ka në komunën e Gostivarit, ku numri i tërësishëm i votuesve është 79.945, ndërsa kanë votuar 13.264, që është pothuajse jehonë prej 16,59 për qind.

Nëpër fshatrat në rajonin nën Malin Sharr, në komunën Vrapçishte në votim kanë dalur 3.307 qytetarë prej gjithsej 25.913 të regjistruar me çka jehona arriti 12,76 për qind.

Në komunën me numër më të vogël e cila nga ky vit është në NJZ 5 Mavrovë dhe Rostushe në votim kanë dalur 1.386 ose gjithsej 9.996 votues që është pothuajse 13,87 për qind.

Tani për tani nuk janë regjistruar ngecje ose shkelje të procesit zgjedhor.