Shkup, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – Jehona e votuesve deri në orën 09:00 në bazë të të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për 3.024 vendvotime nga 3.480, në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, është 6,60 për qind. Deri në orën 09:00 në votim kanë dalur 119.775 qytetarë, siç është publikuar në ueb faqen rezultati.sec.mk.
Në NJZ – 1 jehona ka qenë 8,14 për qind prej të dhënave të përpunuar nga 468 vendvotime prej gjithsej 522.
Në njësinë e dytë zgjedhore jehona është 6,68 prej të dhënave të përpunuara nga 462 prej 504 vendvotime.
Një NJZ – 3 jehona deri në orën 9:00 prej të dhënave nga 538 vendvotime prej gjithsej 684, ka qenë 7,46 për qind.
Në Njësinë e pestë zgjedhore jehona ka qenë 6,2 për qind prej të dhënave të përpunuara prej 526 vendvotime nga gjithsej 599.
Deri në orën 9:00 jehonë më të vogël ka në Njësinë e gjashtë zgjedhore. Në bazë të të dhënave të përpunuara prej 40 vendvotimeve nga gjithsej 465, jehona atje ka qenë 3,57 për qind.
Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e kanë një milion e 814 mijë e 613 votues në gjashtë Njësi zgjedhore. sa/