Java e parë e verës do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e stinës së verës do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënoj ngritje, bashkë me presionin atmosferik.

Reshjet e shiut sipas IHK-se do të vazhdojnë edhe gjatë javë së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin.

Në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.