Janushev: Qytetarët masovikisht dënuan politikat e qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev përmes një pres konference ka deklaruar se qytetarët sot kanë dënuar politikat e dëmshme të qeverisë së LSDM-së.

AI thotë se nga rezultatet e deritanishme të përpunuara VMRO-DPMNE prin me 10 mijë vota ndaj LSDM-së.

“Maqedonia sot vendosi për ndryshim dhe ripërtritje. Qytetarët dolën masovikisht për të dënuar këtë politikë të dëmshme të qeverisë. Pason fitorja e madhe e qytetarëve ndaj qeverisë. Ka pasur edhe shumë parregullësi nga frika e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. LSDM gjatë periudhës së fundit janë të vetëdijshëm që po humbin shumë. Ata tentuan ti blejnë votuesit, por nuk iu kaloi. Janë evidentuar shumë parregullësi dhe presione ndaj administratorëve. Të nderuar miq, po fitojmë në Maqedoni në gjithë territorin. Nga rezultatet e deritanishme VMRO-DPMNE fiton me 10 mijë vota dallim”, ka deklaruar Janushev.