Janev: Bullgaria nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i saj për Maqedoninë

Shkup, 25 nëntor – Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar, tha në intervistën pothuajse njëorëshe për BNT kryeministri i përkohshëm bullgar, Stefan Janev.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Janevit, Bullgaria shumë mirë e ka kumtuar qëndrimin e vet para shoqërisë bullgare lidhur me pozitën ndaj Maqedonisë së Veriut, por edhe para partnerëve nga BE-ja.

Janev, gjithashtu tha se para se ta marrë funksionin qeveria kalimtare në maj të këtij viti, pozita nuk ishte kumtuar qartë. Nuk do të heqim dorë nga pozita jonë, deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev.