Janë shqiptuar 283 gjoba dje në Shkup, 104 shofer e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar

/

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dje në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 283 sanksione.

Gjoba për vozitje pa patentë shoferi kanë marrë 18 persona, për tejkalimin e shpejtësisë ka pasur 104 kundërvajtje, janë zbuluar 16 automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe gjashtë motoçikleta, janë shqiptuar 66 masa për parkim të parregullt, 55 automjete janë marrë me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar 40 gjoba për mosmbajtjen e maskës.

Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB-ja apelon tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në rrugë që të rritet siguria në komunikacion.