Janë sanksionuar 107 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 28 nëntor – Gjatë kontrollit të veprimit për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, mbrëmë në periudhën prej orës 22 deri në 04:00 në territorin e vendit janë sanksionuar 107 shoferë, shumica prej tyre në zona e SPB Strumicë – 20.Siç informojnë nga MPB-ja, kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.